Ekonomi - Obama Shpreh Kënaqësinë Për Vendimin E Kinës Lidhur Me Monedhën E Saj
UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan Barack Obama u shpreh sot se vendimi i Kinës për të favorizuar një elasticitet më të madh në luhatjen e juanit përbën një "arritje konstruktive" që mund të mbështesë rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.
"Vendimi i Kinës për të rritur elasticitetin e vlerës së këmbimit është një arritje konstruktive që mund të ndihmojë në mbështetjen e rimëkëmbjen dhe të ndihmojë për një ekonomi botërore më të ekuilibruar", deklaroi presidenti amerikan në një komunikatë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
"Mezi po pres ta trajtoj këtë çështje, si dhe të tjera, gjatë samitit të G20-s fundjavën e ardhshme në Toronto", shtoi Obama.
Banka Qendrore e Kinës njoftoi sot se ka "vendosur ta vazhdojë mbështetjen e reformës së mekanizmit të vlerës së këmbimit të RMB-së, juanit dhe të forcojë elasticitetin e vlerës së tij të këmbimit.
Ky njoftim bëhet një javë pas hapjes së samitit të G20-s në Toronto, në Kanada dhe në kuadrin e theksimit të presioneve, kryesisht atyre amerikane, për ta nxitur Pekinin ta bëjë më elastike vlerën e këmbimit në renminbi (monedha e popullit, emri tjetër i juanit) gjë që do të sjellë vlerësimin e juanit.
/I.Pu.