English

Ethet Hemoragjike-Shënohet Një Tjetër Rast I Prekur Në Rrethin E Kukësit

TIRANË, 19 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Një tjetër pacient nga rrethi i Kukësit është konfirmuar sot i prekur me ethet hemoragjike, bëri të ditur për ATSH-në Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht, pacienti gjendet i shtruar në reanimacionin e Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, nën kontrollin e mjekëve. Ndërkohë, sipas urdhrit të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, çdo rast i dyshimtë për ethen hemoragjike nga Kukësi dhe Hasi, që paraqet temperaturë të lartë dhe trombocitopeni, do të transportohet drejt Tiranës./s.s./
KOMENTE