Johanesburg, 19 qershor, NOA - Gjermania vë në dyshim kualifikimin e saj për në fazën e 16-tëshes. Pas humbjes 0:1 kundër Serbisë ditën e premte, asaj i duhet patjetër fitorja kundër Ghana-s.
Në Grupin D ku bën pjesë Gjermania, ndodhen tre ekipe me nga tre pikë. Në ndeshjen e djeshme Miroslav Klose, doli me karton të kuq në minutën e 37-të, ndërsa Lukas Podolski humbi në 11 metërsh.
Në Grupin C Anglia kundër Algjerisë ka përfunduar me rezultatin 0:0.
SHBA-ja kundër Sllovenisë ka përfunduar me barazim, por me gola të njëjtë nga të dyja skudrat, 2:2.
Në këtë grup udhëheq Sllovenia me 4 pikë. Këtë të shtunë luhen ndeshjet e Grupit E, Holandë-Japoni, Kamerun-Danimarkë, si dhe ndeshja e Grupit D, Ghanë-Australi.
m.xh/NOA/DW