English

Gjiri I Meksikës - Bp Ndërpret Punimet Për Shkak Të Një Defekti Teknik

UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-ANSA/ - Kompania BP njoftoi sot se është detyruar të ndërpresë operacionet e mbledhjes së naftës në Gjirin e Meksikës për shkak të motit të keq. Sipas kompanisë, sistemi i pompimit të naftës u bllokua gjatë natës për shkak të kushteve të këqija meteorologjike dhe punimet do të rinisin gjatë ditës. Sistemi i pompimit ka mbledhur deri sot 24500 fuçi naftë. Me kapacitet të plotë pune, sistemi i pompimit mund të mbledhë rreth 20 mijë fuçi naftë në ditë. /e.v/
KOMENTE