Islamabad, 19 qershor, NOA – Ndërsa sekretarja e amerikane e shtetit Hillari Klinton do të vizitojë Pakistanin në muajin korrik, kambanat e alarmit për përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Holbruk, kanë rënë rishtas për liderin e Al Kaedës, Osama bin Laden dhe atë të talebanëve, Mullah Omar.
Sipas deklarimeve të Holbrook dhënë për televizionin Dawn Nes, sot, Osama bin Laden dhe Mullah Omar janë fshehur diku në kufirin afgano-pakistanez.
Pas një bisede me ministrin e Jashtëm Pakistanez, Mahmud Qureshi, Holbruk theksoi se rrjeti terroris Al Kaeda është smbrapsur seriozisht vitet e fundit, megjithëse Osama Bin Laden e Mullah Omari janë ende gjallë.
Sipas Holbruk, sekretarja e amerikane e shtetit, Hillari Klinton do ta vizitojë Islamabadin për të bërë një seancë të dytë të dialogut strategjik, mes Pakistanit dhe SHBA-ve, kundër grupeve militante, të Al Kaedës dhe talebanëve.
mit/NOA