Irak - Shtatë Ushtarë Humbën Jetën Nga Një Sulm Në Kufi Me Sirinë
BAGDAD, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Shtatë ushtarë irakianë u vranë sot dhe një tjetër u plagos nga një grup personash të armatosur në afërsi të kufirit sirian, njoftoi sot ministria e Brendshme irakiane, sulm që rrezikon të nxisë tensionet kufitare mes dy vendeve të Lindjes së Mesme.
"Një grup personash të armatosur sulmuan ushtarët që ndodheshin në postëkomandën mes Akashat dhe Al-Qaim dhe kanë vrarë shtatë prej tyre dhe plagosur një të tetë", deklaroi për AFP një zëdhënës i ministrisë./
/i.p/