English

Irani: Gejts mashtron për raketat e Iranit, Uashingtoni rreket të zgjerojë pushtetin në Evropë

Teheran, 19 qershor, NOA – Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts i ka bërë thirrje Europës, për tu mbrojtur nga sulmet me raketë të Iranit, ky i fundit e akuzon për mashtrim sekretarin Gejts.

Irani, përmes ministrit të Mbrojtjes, Ahmad Vahidi, deklaroi sot se raketat e Iranit nuk kërcënojnë asnjë komb dhe se ato janë po ashtu të llogaritura edhe për t’iu mbrojtur ndonjë kundërsulmi ushtarak.

Por, ndërsa Uashingtoni paralajmëron Europën për dyshimet e forta se Teherani po prodhon armë bërthamore, ministri iranian nënvizoi se gjithçka që Uashingtoni synon është zgjerimi i dominimit ushtarak dhe politik në Evropë.

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Ahmad Vahidi, e akuzoi për mashtrim shefin amerikan të Mbrojtjes, Gejts, pasi Gejts, sipas ministrit Vahidi ka kërkuar nga Evropa që ajo të adaptojë sistemin e vet të mbrojtjes anti-raketë me qëllim mbrojtjen nga sulmet iraniane përdrejt Evropës.

mit/NOA
KOMENTE