English

Kinë - Të Paktën 1,4 Milionë Persona Të Evakuar Nga Përmbytjet

PEKIN, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Më shumë se 1,4 milionë persona që jatojnë përgjatë lumenjve në jug të Kinës u evakuan për shkak të rritjes së nivelit të ujit, njoftoi sot media zyrtare, ndërkohë që përmbytjet e disa ditëve më parë kanë shaktuar të paktën 88 të vdekur. ''Sipas gazetës të përditshme ''China Daily'', më shumë se 1,4 milionë persona që jetojnë në brigjet e lumenjve u evakuan si masë paraprake. Lumi i dytë në Kinë,''Riviera e Perlave'' kaloi sot nivelin e alarmit'', theksoi Zhang Zhitong, drejtor i Zyrës së Kontrollit të përmbytjeve dhe luftës kundër thatësirës. Të paktën 88 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës sipasojë e shirave të rrëmbyeshëm në jug të Kinës./ /ec/
KOMENTE