Kirgistan - Rusia Mund Të Dërgojë Trupa Ushtarake
MOSKË, 18 qershor /ATSH-ANSA/ - Rusia po shqyrton mundësinë për të dërguar trupa ushtarake për të mbrojtur infrastruktura dhe zona strategjike në Kirgistan, siç është kërkuar nga qeveria e përkohshme e Bishkekut, njoftuan sot agjencitë ruse duke cituar një burim të ministrisë së Mbrojtjes.
"Konfirmojmë që ka pasur një kërkesë të autoriteteve kirgize për dërgimin e ushtarëve rusë për të mbrojtur infrastruktura strategjike. Kërkesën e kemi marrë në konsideratë. Ende nuk është marrë asnjë vendim", deklaroi burimi, cituar nga agjencitë Ria, Itar-Tass dhe Interfax.
Presidentja kirgize e përkohshme, Roza Otunbaieva, deklaroi sot për radion kombëtare se ushtarët rusë do të mbrojnë disa zona strategjike në Kirgistan. Ditë më parë qeveria e Bishkekut i kërkoi Moskës të dërgojë disa trupa ushtarake për të mbrojtur centralet elektrike, ura, ujësjellsa dhe ndërtesa të tjera strategjike.
/e.v/