English

Kolumbia mbyll kufijtë për zgjedhjet

Bogota, 19 qershor, NOA - Kolumbia njoftoi mbylljen e kufijve të saj, me rastin e zhvillimit të zgjedhjeve të balotazhit për postin e presidentit.

Siç njofton qeveria në Bogota, të dielën do të mbyllen për arsye sigurie kufijtë me vendet fqinjë, Brazilin, Ekuadorin, Panamanë, Perunë dhe Venezuelën.

Në balotazhin që zhvillohet nesër si favorit i bindshëm për fitore mbahet politikani konservator Juan Manuel Santos, kundrejt kandidatit rival të pavarur nga partia e Të gjelbërve, Antanas Mockus. Presidenti Alvaro Uribe i bëri thirrje bashkëkombasve të tij që të shkojnë në votime, pavarësisht Kampionatit Botëror të futbollit.

NOA

KOMENTE