Nju Jork, 19 qershor, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ka kërkuar nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara rreth 60 milionë euro si ndihmë për Kirgizinë e shkatërruar nga trazirat e rëndë etnike.
Paratë do të ndihmohen rreth një milionë vetë të prekur nga trazirat etnike që kanë shpërthyer në këtë vend aziatik, tha kreu i OKB-së në Nju jork.
Më parë presidentja e përkohshme Rosa Otubajeva pranoi se rreth 2 mijë vetë mund të jenë vrarë gjatë trazirave, dhjetë herë më shumë se ç'ishte menduar më parë.
Ndërkohë Rusia tani është duke menduar për dërgimin e trupave për mbrojtjn e objekteve të rëndësishme strategjike.
Por një vendim nuk është marrë ende, njoftojnë mediet ruse duke iu referuar burimeve nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë.
m.xh/NOA/DV