English

Korçë: Biznesi I Vogël Kërkon Shtyrjen E Afatit Për Vendosjen E Kasave Fiskale

KORÇË, 19 qershor / ATSH- Behar Fejzulla/.- Shoqata e Biznesit të Vogël të Korçës dhe Pogradecit ka kërkuar shtyrjen edhe për një vit të vendosjes së kasave fiskale. Në një konferencë për shtyp, kryetari i shoqates, Albert Nasto kërkesën e motivon me informalitetin dhe konkurrencën e pandershme që është prezente në përmasa shumë të mëdha në këto dy qytete. Sipas tij, në rajonin e Korçës janë të licencuara 2800 biznese të vogla, ndërkohë qe edhe kaq biznese të tjera punojnë pa licenca. Për këtë arsye, nënvizoi Nasto, "Shoqata e Biznesit të vogël, Korçë dhe Pogradec, i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave, që afati i vendosjes së kasave fiskale të shtyhet deri në fund të qershorit të vitit 2011, në mënyrë që deri në atë periudhë të eliminohet informaliteti". Po kështu, Nasto, kërkoi që blerja e kasave fiskale për biznesin e vogël të shlyhet me këste. Sipas një urdhëri të Ministrisë së Financave, të lëshuar një vit më parë, bizneset e vogla në qytetet kryesore të vendit, ku përfshihet edhe Korça dhe Pogradeci, duhet të përfundojnë vendosjen e kasave fiskale deri në fund të muajit qershor 2010./s.s./
KOMENTE