English

Maqedoni, të vdekurit zgjedhin 20 deputetë

Shkup, 19 qershor, NOA - Ekspertët shqiptarë për çështje të demografisë, por edhe një pjesë e partive politike shqiptare theksojnë se ka një numër më të madh të votuesve fiktiv në Maqedoni. Sipas ekspertëve fiktiviteti vihet re kryesisht tek popullata maqedonase.

Ministria e Drejtësisë dhe ajo brendshme në Maqedoni theksojnë se deri më sot janë evidentuar 140 mijë votues fiktiv. Ndërkohë partitë shqiptare deklarojnë se janë 200 mijë deri në 250 mijë votues fiktivë.

Anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) bëjnë të ditur se me një trup të tillë votuesish prej 200 mijë deri në 250 mijë votuesish në Maqedoni zgjidhen mbi 20 deputetë. Edhe më parë në Maqedoni kanë qenë të pranishme listat e tilla, me të vdekur, e persona që kanë braktisur vendin, por që nuk janë hequr nga regjistrat zyrtare.

Në procesin e heqjes së votuesve fiktiv janë të caktuar rreth 100 persona nga Ministria e Drejtësisë. Eksperti për çështjet e demografisë, Prof.dr.Asllan Selmani thekson se në Maqedoni janë 250 mijë votues fiktiv, shumica popullsi maqedonase.

“Sipas rezultateve që kemi dalin rreth 250 mije emra votuesish të cilët nuk janë as të gjallë, as nuk ekzistojnë në territorin e Maqedonisë dhe jo 140 mijë siç thuhet. Më e dëmtuar nga shlyerja e votuesve fiktiv do të jetë pala maqedone. Për fat të keq këta persona kanë votuar afro njëzet vite më radhë , kështu që është bërë një keqpërdorim I hatashëm ndaj votës demokratike në Maqedoni", ka thënë Selmani.

NOA/INA

KOMENTE