Merkel: Ka Ardhur Koha Për Konsolidim Të Buxheteve Evropiane
BERLIN, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se kishte ardhur koha për konsolidimin e financave publike dhe jo për programe mbështetëse antikrizë, përmes një videomesazhi të transmetuar sot, që bie në kundërshtim me deklarata e presidentit amerikan, Barack Obama para samitit të G20.
Në samitin e G20 të fundqershorit në Toronto, Kanada, "do të diskutojmë lidhur me kohën e kapërcimit të fazës së programeve të përbashkëta për kalimin në fazën e konsolidimit afatgjatë të buxheteve, sipas pjesëmarrësve evropianë dhe veçanërisht sipas Gjermanisë, jashtëzakonisht e nevojshme dhe urgjente", theksoi Merkel.
Obama nxiti krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G20 të përshpejtojnë reformën e sistemit financiar, përmes një letre të hapur, të publikuar dje.
"Kapaciteti ynë për të pasur rritje ekonomike pa harxhime të tepërta që kanë vënë në vështirësi ekonomitë tona para dy vjetëve, kërkon shtimin e përpjekjeve tona për përsosjen e reformave të përshtatshme për sistemin financiar", deklaronte Obama në letrën e hapur që datonte par tre ditësh, pak më shumë se një javë para samitit të G20-ës.
G20-ta është një forum i vendeve kryesore të industrializuara dhe ato në zhvillim në botë takimi i ardhshëm i të cilëve është parashikuar në datat 26-27 qershor, në Toronto, Kanada.
Reforma e sistemit financiar, të tillë si ai për të cilin u bëri thirrje presidenti amerikane, duhet të verë në zbatim një kuadër përpjekjesh të përbashkëta, që mundëson specifikisht "mbikëqyrje më të mirë të tregjeve të ndryshme", "për shtimin e transparencës" dhe "dhe reduktimin e manipulimeve të tregjeve" po ashtu edhe për krijimin e "rregullave" që obligojnë sektorin e financave për evidentimin e problemeve që në origjinë.
Një plan makro-ekonomik, Obama u kërkoi drejtuesve të G20-ës për "të arritur mbrojtjen dhe përforcimin" e rimëkëmbjes ekonomike dhe shndërrimin e saj në prioritet të takimit të Torontos./