English

Metoda e re e trafikut, kokaina “shkrihet” në rroba

Milano, 19 qershor, NOA – Trafikantët kanë zgjedhur një mënyrë të re për të kaluar drogën në pikat kufitare.

Duke e “shkrirë” kokainën në rrobat e trupit arrin të kalonin në aeroporte sasi të mëdha droge. Ndërsa pas mbërritjes në destinacion duke përdorur disa kimikate arrinin ta mblidhnin sërish atë.

Mënyra e re e trafikimit është zbuluar sot në Itali, ku gjatë një kontrolli është bërë i mundur arrestimi i 10 personave që transportonin drogën në këtë mënyrë nga Peruja.

Personat që kishin veshur rrobat me kokakinë ishin nëntë peruanë dhe një italianë.

Hetimi për arrestimin e tyre nisi dhjetorin e kaluar kur u arrestuan tre korrierë me “veshjet me drogë”.

m.xh/NOA

KOMENTE