English

Obama Nxit G20-Ën Të Përshpejtojnë Refomën E Sistemit Financiar

UASHINGTON, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama nxiti krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G20 të përshpejtojnë reformën e sistemit financiar, përems një letre të hapur, të publikuar sot. "Kapaciteti ynë për të pasur rritje ekonomike pa harxhime të tepërta që kanë vënë në vështirësi ekonomitë tona para dy vjetëve, kërkon shtimin e përpjekjeve tona për përsosjen e reformave të përshtatshme për sistemin financiar", deklaronte Obama në letrën e hapur që datonte par dy ditësh, pak më shumë se një javë para samitit të G20-ës. G20-ta është një forum i vendeve kryesore të industrializuara dhe ato në zhvillim në botë takimi i ardhshëm i të cilëve është parashikuar në datat 26-27 qershor, në Toronto, Canada. Reforma e sistemit financiar, të tillë si ai për të cilin u bëri thirrje presidenti amerikane, duhet të verë në zbatim një kuadër përpjekjesh të përbashkëta, që mundëson specifikisht "mbikëqyrje më të mirë të tregjeve të ndryshme", "për shtimin e transparencës" dhe "dhe reduktimin e manipulimeve të tregjeve" po ashtu edhe për krijimin e "rregullave" që obligojnë sektorin e financave për evidentimin e problemeve që në origjinë. Një plan makro-ekonomik, Obama u kërkoi drejtuesve të G20-ës për "të arritur mbrojtjen dhe përforcimin" e rimëkëmbjes ekonomike dhe shndërrimin e saj në prioritet të takimit të Torontos./ /i.p/
KOMENTE