English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 19 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Ambasadori amerikan Dell dhuron donacion për Policinë e Kosovës - Dell: Arrestimet s'kanosin stabilitetin, kujdes nga terrorizmi- "Rruga e vetme për stabilitet afatgjatë në Kosovë është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", ka deklaruar ambasadori Dell, duke theksuar se arrestimet në këtë rast nuk e rrezikojnë stabilitetin. Por, Dell ka paralajmëruar institucionet kosovare për rrezik nga terrorizmi ndërkombëtar Tituj të tjerë: EULEX-i liron kosovarin e kërkuar ng SHBA-ja për terrorizëm Amnesty International reagon ndaj dhunës policore Pensionistët në protestë nëse Sejdiu dekreton Ligjin për deputetë Muja kërkon edhe dy muaj afat për emblemën e Prizrenit "Delegatët e Kaçanikut", në pritje të statusit "Bota Sot" BE konfirmon mbështetjen evropiane për Kosovën - Thaçi takon në Bruksel, Rasmusenin, znj. Ashton dhe kryeministrin Leterne Tituj të tjerë: Sejdiu: U kemi borxh brezave të ardhshëm - Vizita e presidentit Sejdiu në Malavi Në Kosovë nuk do të kenë vend celulat terroriste Strategji "e thatë" e pa detyra konkrete - Çfarë përmban strategjia për sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës? Përdorimi policor si racion i përditshëm i lirisë Idrizi: Drejtësi për çështjen çame "Express" Young Europeans - Për këto 10 vjet, të pakta kanë qenë kauzat që i kanë mobilizuar qytetarët për të protestuar. Dje, në Prishtinë, për "shaminë në shkollë" dolën një numër i madh njerëzish. A është ky problemi më i madh që e ka kjo shoqëri? Tituj të tjerë: Këshillat e shtrenjta -Ekspertët ndërkombëtarë këshillojnë Qeverinë që të zvogëlojnë numrin e zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë. Aktualisht, Kryeministri dhe ministrat këshillohen nga 132 këshilltarë. Një million euro nga buxheti i Kosovës shkojnë në pagat e këshilltarëve, që në masë të madhe janë militantë të partive në Qeveri. Mesazhi i mikut - Ambasadori britanik, Andy Sparkes, tha se benefitet e lirisë duhet t'i gëzojë çdonjëri. Sipas tij, Qeveria duhet të jetë për të gjithë në shtet, e jo për interesa të veçanta. "Besnikëria tani duhet të jetë - jo për familjen apo klanin - por për vendin", tha ai FBI e kërkon - EULEX e liron Bekim Fehmiu ndryshe "Tribuna shqiptare" BE ende s'është përcaktuar për shefin e ri të EULEX-it - EULEX-i kërkon lider Tituj të tjerë: Tiranë - Zgjidheni krizën vetë! Prishtinë - Monografi e krimeve serbe! Shkup - Qeveria diskriminon shqiptarët Për raporte fqinjësore Qeverisja me këshilltarë matrapazë "Lajm" Aktivistët e "Vetëvendosjes" rrëfejnë për intervenimin e policisë ndaj tyre - Deshën të na vrasin Tituj të tjerë: KMDLNJ-ja e publikoi monografinë për krimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 - Dëshmi e saktësi për krimet Christopher Dell dhe Bajram Rexhepi e komentojnë mundësinë e përhapjes së terrorizmit në Kosovë - Kosova pa imunitet Kanë nisur punimet për ndërtimin e një pjese të sheshit kushtuar ish-presidentit amerikan - Shesh për Clintonin Një vepër monumentale për general Kiçinën "Epoka e Re" E gjetëm. - Ankesa: S'paska marrë punë në Kosovë që nga koha e okupimit serb, edhe pse ka konkurruar 176 herë Tituj të tjerë: Shqiptarët të gatshëm për gjithçka - Flet Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Unitet Lëvizja Vetëvendosje! Dëshmon për sjelljen e dhunshme të policisë më 12 qershor - Dhunë brutale Dell: Të gjithë jemi nën rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar Perspektivë evropiane dhe njohje të reja për Kosovën Mbretëria e Bashkuar ka një raport të veçantë me Kosovën "Zëri" Arsimtarët fals - Mbi tetëdhjetë arsimtarë pritet të dalin në gjyq, ngase kanë bërë diploma false Tituj të tjerë: Askush nuk është imun ndaj terrorizmit - Mënyra e vetme që Kosova të jetë një vend stabil është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka thënë ambasadori Dell Mbështetet Kosova në proceset integruese AAK azil për "rebelët" - Kryesia e AAK-së ka thyer çdo rekord për nga numri i anëtarëve Editoriali - Dilemat e një privatizimi "Infopress" Përshpejtim të perspektivës evropiane - Kryeministri Hashim Thaçi vazhdon vizitën në Bruksel Tituj të tjerë: SHBA ndihmon Policinë Në ditën e dytë të qëndrimit në Malavi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka mbajtur një fjalim para deputetëve të këtij shteti afrikan Liberalizimi i vizave më 2011? Targat e reja, pas dy muajve Me apo pa bashkëpunim me Beogradin? - Zyra Civile Ndërkombëtare ka mbrojtur qëndrimin se Kosova duhet të bashkëpunojë edhe me Serbinë në procesin e regjistrimit të popullsisë. E në anën tjetër, zyrtarë të MAP-it kundërshtojnë "Kosova Sot" LDK-ja kushtëzon rishikimin e buxhetit - Lidhja Demokratike mund ta bllokojë votimin e buxhetit të rishikuar, nëse nuk hyn në rend dite sa më parë Projektligji për Prishtinën, që qeveriset nga kjo parti Tituj të tjerë: Rrëfime rrënqethëse të aktivistëve të "Vetëvendosjes" BE-ja dhe NATO-ja mbështesin Thaçin Tregti me pozitën zyrtare Lirohet i dyshuari për terrorizëm Editoriali - Frymë e re mes shqiptarëve dhe serbëve /s.s./
KOMENTE