English

Provimet E Lirimit- Rreth 56 Mijë Nxënës Marrin Pjesë Në Testim

TIRANË, 19 Qershor/ATSH/.-Rreth 56 mijë nxënës të arsimit 9 vjeçar në mbarë vendin përfunduan sot provimin e dytë të Lirimit, në lëndën e matematikës. Ky provim, që nisi paradite, përmbante 25 pyetje dhe mënyra e zhvillimit të tij ishte e ngjashme me Maturën Shtetërore. Vlerësimi i testeve, sipas skemës së Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve (AVA), do të kryhet nga vlerësues të jashtëm, përcaktimi i të cilëve bëhet nga Qëndra e Vlerësimit të Testeve./e.gj/s.s./
KOMENTE