English

Sërish ekzekutim në SHBA, këtë radhë me plumba, për dopio vrasje (VIDEO)

SHBA, 19 qershor NOA - Rikthehen ekzekutimet në SHBA. Kështu një i burgosur 49 vjeçar, Ronnie Lee Gardner, ishte dënuar me vdekje për një vrasje të dyfishtë dhe për këtë arsye u qëllua në një burg në Utah, pas 25 viteve burgim.

Ka qenë vetë kërkesa e Gardner për këtë lloj ekzekutimi pas siç theksoi dhe ai vetë është e vetmja që e konsideronte më pak të dhimbshme se procedurat e tjera.

Kishte një periudhë prej 14 vjetësh që në SHBA nuk bëheshin ekzekutime të këtij lloji.

Gjykata e lartë në SHBA pas shtyrjesh të shumta, më në fund pranoi kërkesën e avokatit për këtë ekzekutim, i cili u krye nga një ekip anonim qitësish, ku ata morën shënjestër mbi një pëlhurë të bardhë të vendosur mbi zemrën e tij.

{youtube}c4RW3iQPQ90{/youtube}

“Nuk bëhet fjalë aspak për një reklamë por, ishte vendimi i tij që t’i jepte fund jetës në këtë mënyrë”, - tha avokati, Andrew Parnes.

Gardner ishte i dënuar me vdekje për vrasjen e Michael Burdell, avokat, në vitin 1985 dhe kjo gjatë një seance gjyqësore në të cilën ai po përpiqej të largohej.

Ai ndodhej në këtë seancë pas akuzohej dhe për vrasjen e baristit Melvyn Otterstrom. r.bNOA

KOMENTE