English

Shakira ka vjedhur këngën e Botërorit 2010? Krahasoni këngët (VIDEOT)

KRAHASONI VIDEOT E KENGEVE ME NGJASHMERI TE PABESUESHME

Afrikë e Jugut, 19 Qershor 2010 NOA - Këngëtarja Shakira përballet me një padi ku rrezikon të paguajë miliona USD, pasi një kolumbian nga Domenikane Wilfredo Vargas, e akuzon për vjedhjen e këngës me të cilën Shakira u prezantua në këtë Botëror 2010 që është dhe kënga himn zyrtar i Afrika e Jugut 2010.

Në fakt siç mund të shihni dhe videot, bëhet fjalë për ngjashmëri të pabesueshme mes "Waka waka" të Shakira që si titull përkthehet “Është koha e Afrikës” dhe këngës tjetër kolumbiane, " El negro no puede” (“Një djalë me ngjyrë nuk e bën dot”), kënduar nga grupi i vajzave “Las Chicas del Can”.

Shuma si dëmshpërblim që kërkohet nga Shakiara shkon deri në 11.000.000 dollarë amerikanë.

Mos harrojmë se kënga e Shakirës, e pretenduar si e vjedhur, përbën këngën zyrtare të Kupës së Botërorit 2010 dhe si këngëtarja dhe organizatorët korrën fitime të mëdha me të.

Shakira nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë për këtë padi. Kurse duke folur me heret lidhur me kengen qe u perhap piratisht neper bote dhe pa pagese, tha se "muzika eshte dhurate dhe ftoi qe "le ta shkarkojne ate nga interneti dhe ilegalisht".

r.n/NOA

Këtu ju keni mundësinë për të krahasuar të dy videot dhe kështu vetë të nxirrni konkluzionet tuaja.

Kënga e Shakirës

{youtube}pRpeEdMmmQ0{/youtube}

Kënga e Las Chicas del Can

{youtube}2HjJkZW2yT0{/youtube}

KOMENTE