English

Shqipëri -Turqi; Bashkëpunim I Ngushtë Në Fushën E Mbrojtjes

-Një grup anijesh i Forcave Detare të Turqisë do të zhvillojnë një vizitë në brigjet Shqiptare në datat 22-25 Qershor- TIRANË, 19 Qershor/ATSH-Një grup anijesh i Forcave Detare të Turqisë do të zhvillojnë një vizitë në brigjet Shqiptare në datat 22-25 Qershor 2010, në kuadër të forcimit të metejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, midis Shqipërisë dhe Turqisë. Sipas një deklarate për mediat të ambasadës Turke në Tiranë, Grupi i anijeve të Forcave Detare Turke, përbëhet nga pesë anije moderne luftarake, nga të cilat dy prej tyre do të ankorohen në Portin Detar të Vlorës, ndërsa tre të tjerat në Portin Detar të Durrësit. | Këto anije, të cilat do të vizitojnë portet e Shqipërisë, vend mik dhe vëlla, do të kontribuojnë në bashkëpunimin e sinqertë ndërmjet Forcave të Armatosura të të dy vendeve,"| thuhet në deklaratën e amabasadës Turke. Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi shpalli dekretein "Për dhënien e lejes së hyrjes dhe të qëndrimit të përkohshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë të forces detare Turke."|, mbas miratimit edhe ne Parlamentin Shqiptar. Në bazë të dekretit të Presidentit mundësohet qëndrimi në ujërat territoriale shqiptare i 5 luftanijeve turke dhe ekuipazhit të tyre. Gjatë kohës së qëndrimit të anijeve Turke në të dy portet tona, do të organizohen veprimtari të ndryshme, përfshi këtu edhe ato me karakter kulturore e sportive, për forcat detare turke e ato shqiptare. Gjithashtu, parashikohet edhe vizita në anijet turke nga persona civil. Axhenda parashikon këto aktivitete: 22 Qershor 2010 - 09.00 Mbërritja në port e anijeve dhe pritja e organizuar me këtë rast. - 15.30-16.30 Konferencë shtypi në Anijen "TCG Kemal Reis". 23 Qershor 2010 Komandanti i Task Grupit Detar do të bëjë takimet dypalëshe dhe në mbrëmje do të organizojë një koktejl zyrtar. 24 Qershor 2010 - 09.00-12.00 Anijet e ankoruara në portin e Durrësit do të hapen për t'u vizituar nga persona civilë. - 19.30-20.30 Koncert i Bandës Frymore turke qe ndodhet ne anijet e ankorura ne Portin e Durrësit ne Sheshin Taulantia Durrës. 25 Qershor 2010 - 09.00-10.00 Përcjella e anijeve turke nga Porti i Durrësit. Veprimtaritë kryesore të planifikuara për dy fregatat e ankoruara në Portin e Durrësit. 22 Qershor 2010 - 09.00 Mbërritja në port e anijeve dhe pritja e organizuar me këtë rast. - 14.00-15.00 Konferencë shtypi ne anijen "TCG Gaziantep". 23 Qershor 2010 Komandanti i Anijeve do të bëjë takimet dypalëshe dhe në mbrëmje do të organizojë një koktejl zyrtar. 24 Qershor 2010 - 09.00-10.30 Anijet e ankoruara në portin e Vlorës do të hapen për vizitë të personelit ushtarak dhe civil 25 Qershor 2010 - 09.00-10.00 Përcjella e anijeve turke nga Porti i Vlorës. Gjatë konferencës së shtypit komandanti i Anijes dhe personeli përgjegjës do të japin informacion shpjegues për vizitën dhe anijet, si dhe do t'u përgjigjen pyetjeve të pjesëmarrësve. /a.m//a.gj/
KOMENTE