English

Soft News - Francë - Parisi Kërkon Të Hyjë Në Librin "Guinness" Me Një Tortë Gjigante

PARIS, 18 qershor /ATSH-ANSA/ - Ëmbëlsira më e lartë në botë mund të krijohet në Paris ku protagonistët e projektit do të përpiqen të thyejnë rekordin aktual "Guinness" duke ndërtuar një tortë të lartë 10 metra (sa tre katet e një pallati) me 850 "tulla" sheqeri. Ky projekt është ideuar nga kuzhinieri Gilles Stassart, së bashku me arkitektin Jean Bocabeille, të cilët synojnë të hyjnë në librin e primatëve "Guinness". Për të ndërtuar ''Tour sans faim'' (Kullë pa uri) do të nevojiten 628 kilogramë mjell, 508 kilogramë sheqer, 350 vezë dhe 18 kilogramë gjalpë. Pastiçierë, por edhe inxhinierë dhe arkitektë, do t'i futen punës më 1 korrik në muzeun e Parisit. /e.v/
KOMENTE