Sport-Botëror/ Anglia Zhgënjen Sërish, Në Dyshim Kualifikimi
TIRANË, 18 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Anglia e trajnerit italian Fabio Kapelo nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e dytë të Grupit C kundër Algjerisë.
Megjithë përpjekjet dhe goditjet nga distanca të Runit, ishullorët nuk arritën të gjejnë rrjetën e portierit Bohli, kjo falë edhe vendosjes mjaft të mirë të algjerianëve në fushë, duke mos u lejuar hapësira yjeve të skuadrës së Kapelos.
Në minutën e 83-të tekniku italian, në kërkim të 3 pikëshit hedh në fushë edhe sulmuesin shtatlartë të Totenhemit, Piter Krouç. Por as futja e Krouç nuk i dha avantazhin Anglisë. Ndeshja mbyllet në barazim pa gola dhe dhurata e "tre luanëve" për Kapelon me rastin e 64 vjetorit të tij është vetëm 1 pikë.
Pas kësaj ndeshje, Sllovenia udhëheq grupin me 4 pikë, e ndjekur nga Anglia dhe SHBA me nga 2 pikë dhe Algjeria 1 pikë. Kualifikimi mbetet i hapur për të katra kombëtaret e Grupit C dhe përcaktuese do të jenë ndeshjet e treta, ku Anglia do përballet me Slloveninë dhe SHBA me Algjerinë.
Nesër luhen ndeshjet e Grupit E, Holandë-Japoni në orën 13:30 e Kamerun-Danimarkë në orën 20:30, si dhe ndeshja e Grupit D, Ganë-Australi në orën 16:00.
Grupi C
Angli - Algjeri 0-0
Angli (4-4-2): James; Johnson, Carragher, Terry, A. Cole; Lennon (Ëright-Phillips), Gerrard, Lampard, Barry (39' st Crouch); Heskey (Defoe), Rooney. Trajner: Fabio Capello
Algjeri (4-4-1-1): M'Bohli; Bougherra, Halliche, Yahia, Belhadj; Boudebouz (Abdoun), Yebda (Mesbah), Lacen, Ziani (Guedioura); Kadir; Matmour. Trajner: Saadane