Sport-Botëror/ Goli I Sneijder I Jep Hollandës Kualifikimin
TIRANË, 19 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Një goli mesfushorit hollandez të Interit, Uesli Sneijder, në minutën e 53-të i ka dhuruar Hollandës fitoren 1-0 ndaj Japonisë në takimin e dytë për grupin E.
Goli ka ardhur pas një gabimi të portierit japonez Kauashima, i cili nuk ka mundur të presë goditjen nga rreth 30 metra të mesfushorit hollandez. Skuadra aziatike bëri disa përpjekje për të ndryshuar rezultatin, por pa sukses.
Kjo fitore do të thotë kualifikim i sigurt për Hollandën për në fazën e 11/6-ave pasi kryeson me 6 pikë në grupin E. Ndërkohë në mbrëmje do të luhet takimi mes Kamerunit dhe Danimarkës.
Grupi E
Hollandë - Japoni 1-0
Shënues: Uesli Snejder 53'
Hollanda (4-2-3-1): Stekelenburg; Van der Ëiel, Heitinga, Mathijsen, Van Bronckhorst; Van Bommel, De Jong; Kuyt, Sneijder, Van der Vaart (Elia); Van Persie.Trajner: Bert.van Marvijk
Japonia (4-5-1): Kauashima; Nagatomo, Nakazaua, Tanaka, Komano; Abe; Hasebe (Okazaki), Matsui (S.Nakamura), Endo, Okubo (Tamada); Honda. Trajner: Okada /a.ke/