English

Sport-Botëror/ Shba - Slloveni Përfundon Në Barazim, Mbetet I Hapur Kualifikimi Në Grupin C

TIRANË, 18 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë mrekullinë në "Ellis Park" të Johanesburgut në një ndeshje dramatike me dy akte përballë Sllovenisë së Matiaj Kek. 2-2 u mbyll 90 minutëshi i Grupit C, ku ballkanasit ndodheshin vetem një hap larg historisë. Të parët kaluan në avantazh sllovenët me Birsa në minutën e 13-të dhe në momentin më të mirë për amerikanët, skuadra ballkanase arriti të dyfishojë me Ljubijankic në fund të pjesës së dytë. Por simfonia ka ndryshuar ritëm në 45 minutëshin e dytë, kuR amerikanët kanë dominuar, ndërsa sllovenëve nuk u ka mjaftuar ngjeshja në mbrojtje për të siguruar fitoren. Ishte Donovan ai që në minutën e 48-të realizoi një gol të shkëlqyer nga e djathta, ndërsa Tom Bradley, djali i trajnerit Bob Bradley, ka shënuar golin e dytë të takimit, duke barazuar shifrat. Në fund të ndeshjes SHBA realizoi një tjetër gol me Edu, por arbitri Koman Coulibaly nga Mali, e anuloi për një arsye që ende nuk dihet. Me këtë rezultat SHBA ngjitet në kuotën e 2 pikëve dhe Sllovenia në 4, por këta të fundit janë në pozitë më të vështirë pasi ndeshjen e fundit do përballen me Anglinë Grupi C Slloveni - SHBA 2-2 Shënues:13' Birsa, 42' Ljubjankic/ 48' Donovan, 82' Bradley Sllovenia: Handanoviç, Brecko, Suler, Cesar, Jokiç, Birsa, Koren, Radosavljeviç, Kirm, Ljubijankiç, Novakovic. Trajner: Matias Kek SHBA: Houard, Cherundolo, Demerit, Onyevu, Bocanegra, Donovan, Bradley, Torres, Dempsey, Altidore, Findley. Trajner: Bob Bradley. /s.s./
KOMENTE