Johanesburg, 19 qershor, NOA – Nuk ka zhgënjyer vetëm tifozët e saj kombëtarja angleze, por edhe kundërshtarin e ndeshjes së mbrëmshme, Algjerinë.
Trajneri i kombëtares algjeriane Rabah Saadane, deklaroi dje për mediat se skuadra angleze nuk ishte në ditën e saj më të mirë.
Po nga ana tjetër ai nuk ka harruar të flas dhe si një drejtuesi i mirë dhe nga ana morale për skuadrën e tij.
“Megjithatë nuk jam i befasuar aspak. Anglia nuk na nëvleftësoj ne si skuadër. Këtë gjë se bëri as Kapelo dhe as lojtarët. Por fakti që ndeshja përfundoi kështu tregon se është dhe meritë e skuadrës time.
Kisha thënë se lojtarët e Algjerisë janë në rritje dhe këtë gjë ua tregova” tha Saadane.
m.xh/NOA