Turqi - Gjashtë Persona Humbin Jetën Në Një Aksident Rrugor
ANKARA, 19 qershor /ATSH-ANSA/ - Gjashtë qytetarë iranianë mbetën të vrarë dhe 45 të plagosur kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përmbys në një rrugë pranë qytetit Ahlat, në provincën lindore të Bitlisit, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolli.
Sipas një rindërtimi paraprak të dinamikës së ngjarjeve, aksidenti ndodhi kur autobusi u përplas me një "ishull" trafiku në mes të rrugës.
/e.v/