Uashington - Shba Dhe Kuba Diskutojnë Për Imigracionin
UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Përfaqësuesit e qeverisë kubane dhe amerikane u mblodhën dje në Uashington për të vazhduar dialogun në lidhje me imigracionin dhe për të biseduar për amerikanët e ndaluar në Kubë, tha një zëdhënës amerikan.
Bisedimet do të zhvillohen me dyer të mbyllura në një vend që nuk është përcaktuar ende.
''Delegacioni amerikan, i drejtuar nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Amerikën Latine, Craig Kelly rikonfirmoi angazhimin amerikan për një imigracion të sigurt dhe të ligjshëm dhe kërkoi garanci për sigurinë e emigrantëve kubanezë në SHBA që kthehen në vendet tyre'', theksoi zëdhënësi i departamentit të shtetit, Philip Crowley.
Diplomatët kubanezë dhe amerikanë nisën në muajin korrik 2009 në Nju Jork diskutimet mbi fliksin e emigrantëve që ishin ndërprerë që prej 2003.
Një takim i të njëjtit format u zhvillua në muajin shkurt në Havana./
/ec/ a.jor.