English

Ukt: Deri Në Mbrëmje Do Të Ketë Reduktim Të Furnizimit Me Uje Në Tirane Për Shkak Të Një Defekti

TIRANE, 19 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës njoftoi sot se në disa zona të Tiranës do të ketë reduktim të furnizimit me ujë për banorët deri në mbrëmje, për shkak të një defekti në 3 linjat e transmetimit në Lana Bregas që furnizojnë me ujë depot e Tiranës. Sipas burimeve zyrtare të UKT-së, ka patur rrëshqitje dheu, të cilat shkaktuan këputjen e linjave të furnizimit me ujë të depove në Lana Bregas. "Defekti solli probleme në furnizimin me ujë në zonën "Mihal Grameno", "Komuna e Parisit", një pjesë e Tiranës së Re, Qendra e Tiranës dhe Zona e njohur si "Pallatet Agimi"", thanë burimet. Sipas tyre, është kryer riparimi i plotë, por deri në mbërmje kur pritet edhe stabilizimi i situatës, këto zona do të kenë një reduktim të furnizmit me ujë./s.s./
KOMENTE