English

Vlorë: Përkeqësohen Kushtet E Motit, Reshje Shiu Në Gjirin Detar

9 Qershor/ATSH-H.Koçi/.-Kushtet e motit janë përkeqësuar gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme në gjirin detar të Vlorës. Reshjet e shiut, që kanë nisur orët e para të mëngjesit, parashikohet të vazhdojnë me ndërprerje edhe në vazhdim, ndërkohë që vlerat e temperaturave do të shënojnë një rënie me rreth 2 gradë celcius. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 29-31 gradë celcius dhe ato minimale në 20-21 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 5-6 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të lundrojnë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /s.s./
KOMENTE