English

Afganistan - Të Paktën 9 Viktima Nga Dhuna Në Jug Dhe Lindje Të Vendit

KABUL, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Pesë civilë, ndër të cilët tre fëmijë dhe katër ushtarë afganë mbetën të vdekur sot nga dhuna në jug dhe në lindje të Afganistanit, njoftuan sot autoritetet afgane. Një raketë shkatërroi sot një banesë në provincën Nangarhar, në lindje të vendit ku mbetën të vdekur dy fëmijë dhe u plagosën katër persona të tjerë, ndër të cilët tre femra, njoftoi ministria e Brendshme përmes një njoftimi. Paralelisht, dy bomba shpërthyen në Lashkar Gah, kryeqyteti i provincës Helmand. Tre civilë, ndër të cilët një djalë 12 vjeç, mbetën të vdekur dhe 15 të tjerë u plagosën. Disa minuta më vonë, një bombë tjetër shpërtheu në afërsi të një shkolle, ku plagosi pesë persona, ndër të cilët tre fëmijë, sipas një zyrtari./ /i.p/
KOMENTE