Afrikë e Jugut, 21 Qershor NOA - Portugalia në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Korenë e Veriut dhe këtë gjë do ta realizojë pa shërbimet e mesfushorit të tyre Deco. Portugezi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që po vuan, por flitet se prezenca e tij në fushat e lojës do të vijë në ndeshjen e fundit në grupe pikërisht atëherë kur përfaqësuesja e tij do të përballet me Brazilin.
Në lidhje me ndeshjen e ardhshme të Portugalisë ka folur dhe vetë tekniku i tyre, Carlos Queiroz në një konferencë për shtyp.
“Është një garë vendimtare gjë për të cilën janë në dijeni dhe të gjithë lojtarët. Do të japim maksimumin për të fituar pasi është i vetmi rezultat që na intereson”, - tha Queiroz.
r.b/NOA