English

Afrikë e Jugut 2010, Lippi: Ishte një ndeshje që duhej fituar

Afrikë e Jugut, 21 Qershor NOA - Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcelo Lippi, pas barazimit me Zelandën e Re, është shprehur mjaft i zhgënjyer në fundin e ndeshjes.

“Ishte një ndeshje që duhej fituar, por fati nuk na ndihmojë. Krijuam shumë dhe mund të bënin akoma dhe më mirë”, - deklaroi Lippi.

Atij gjithashtu, i është pyetur në qoftë se do të ndërronte zgjedhjet e lojtarëve që ka bërë dhe në lidhje me këtë fakt ai pohoi se do të grumbullonte po të njëjtët futbollistë pasi sipas mendimit të tij ai nuk ka lënë asnjë fenomen pa marrë i cili do të bënte ndryshimin në këtë skuadër.

r.b/NOA

KOMENTE