English

Afrikë e Jugut 2010, vazhdojnë telashet në skuadrën e Francës

Afrikë e Jugut, 21 Qershor NOA - Nuk ka paqe në skuadrën e Francës. Pas largimit të Anelkas për mosmarrëveshjen me Domenech, tashmë një përleshje tjetër ka ndodhur në radhët e ekipit dhe bëhet fjalë për Ribery dhe Gourcuff.

Grindja midis tyre ka ndodhur në prag të zhvillimit të ndeshjes me Afrikën e Jugut, ku më pas, si pasojë e një grindjeje tjetër të dhunshme midis kapitenit Evra dhe përgatitësit atletik Robert Duverne.

Jean-Louis Valentin, drejtori i deleguar i Federatës së Futbollit në Francë ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti dhe mendohet se arsyeja është pikërisht gjendja e tensionuar e krijuar në ambientet e skuadrës.

r.b/NOA

KOMENTE