Laç, 20 qershor 2010 NOA – Dy djem të mitur janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi vetëm pak minuta më parë në rrugën që të çon në Patok në zonën e Laçit, raporton korrespodenti i agjencisë NOA.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Laçit, të plagosurit janë B.Marashi dhe B.Bruka, që të të dy nga 16 vjeç.
Ngjarja ndodhi sonte në aksin rrugor që lidh Laçin me superstradën, në rrugën e Patokut, tre kilometra në dalje të qytetit të Laçit, ku dy adoleshentë që udhëtonin me autoveturën tip Woksvagen Golf, kanë dalë nga rruga duke u plagosur rëndë.
Policia e Kurbinit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke i dërguar dy adoleshentët në spitalin e Laçit e më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë por gjendja e tyre mbetet serioze për shkak të plagëve të rënda.
r.n/NOA