Analizë - Polonia Përballë Dy Vizioneve Në Zgjedhjet Presidenciale
VARSHAVË, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Polakët do të votojnë sot për turin e parë të zgjedhjeve presidenciale më të ndarë se kurrë pas katastrofës së Smolenskut mes dy vizioneve, një liberal dhe proevropian dhe tjetri konservator dhe nacionalist.
"Më shumë se kurrë ekzistojnë dy vizione në shtetin polak dhe i njëjti qytetërim që përplasen'', theksoi Edmund Wnuk-Lipinski, sociolog në Institutin e Studimeve Politke në Varshavë.
"Njëra hapje, përfaqësuar nga platforma qytetare (PO), e partisë e Bronislaw Komorowski dhe tjetra nga tërheqja e mishërimit të partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS)" drejtuar nga Jaroslaw Kaczynski'', shtoi ai.
Të gjitha sondazhet tregojnë në fakt se zgjedhja reale do të bëhet mes Komorowski, 58 vjec, president i Dhomës së Ulët të Parlamentit dhe president i përkohshëm dhe Kaczynskit, 61 vjec, vëllai binjak i presidentit që humbi jetën më 10 prill në një aksident ajror në Smolensk, në perëndim të Rusisë.
Një sondazh i publikuar kreditoi kandidatin liberal me 48 për qind të votave nga 34 për qind për drejtuesin konservator.
Nëse asnjë kandidat nuk arrin të fitojë të dielën 50 për qind të votave, një tur i dytë do të zhvillohet më 4 korrik dhe Komorowski do të mundë atëherë Kaczynskin nga 60 për qind me 40 për qind, sipas sondazhit.
Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e një mobilizimi të zgjedhësve nga Kaczynski në turin e dytë, ashtu sic ndodhi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2005, fituar nga Lech Kaczynski kundër liberalit, Donald Tusk.
Zgjedhjet u shënuan nga katastrofa që i kushtoi jetën presidentit, Lech Kaczynski, bashkëshortes së tij dhe 94 pasagjerëve të tjerë të avionit si dhe nga përmbytjet që shkatërruan pjesën jugore të Polonissë.
Të dy ngjarjet treguan se "çdo gjë ndodh në nivelin e simboleve", deklaroi Eryk Mistewicz, specialist në fushën e marketingut politik.
"Nuk ka pasur asnjë debat dhe askush nuk ka pritur në të vërtetë një gjë të tillë'', theksoi ai duke shtuar se termat "Poloni", "patriotizëm" apo "familje kanë qenë shumë të pranishme në fjalimet e dy kandidatëve kryesorë.
I njohur për retorikën e ashpër në adresë të kundërshtarëve të tij, Kaczynski është përpjekur gjatë fushatës së tij zgjedhore të përdorë një gjuhë të moderuar.
I dëshpëruar nga vdekja e vëllait binjak, kandidati konservator u kërkoi bashkëatdhetarëve të tij një marrëveshje kombëtare ashtu si kundërshtari i tij. Ai gjithashtu tregoi një qëndrim të qetë ndaj Rusisë dhe Gjermanisë, pasi kishte mbajtur shpesh një fjalim antirus dhe antigjerman në kohën që ai ishte kryeministër nga viti 2006 deri me 2007.
Komorowski gjithashtu ruhet nga sulmet e frontit të kundërshtarit të tij.
Megjithatë nga opinionet përsa i përket ndarjeve mes simpatizantëve të partisë liberale PO në pushtet dhe atyre të opozitës konservatore të PiS janë të dukshme dhe më të mëdha'', sipas analistëve.
"Këto ndarje kanë ekzistuar gjithmonë, por katastrofa e Smolenskut ka bërë që emocionet e përmbajtura deri tani të shpërthejnë'', theksoi Wnuk-Lipinski.
"Nëse ne e ndajmë shoqërinë në dy pjesë me një të prerë, Polonia nuk do të jetë kaq e fortë, kaq patriotike, por shumë e ndarë'', nënvizoi Wodzimierz Cimoszewicz, ish-kryeministër i së majtës.
'' Pas zgjedhjeve, kur ne të kemi një president të ri, një palë e zgjedhësve, favoriti i të cilëve do të humbasë zgjedhjet, do të ndjejë një xhelozi ndaj presidentit të ri. Nuk ndërtohet një shoqëri demokratike kështu'', theksoi ai./
/ec/ a.jor.