English

Bare: Berisha nuk do zgjidhjen e krizës

Tiranë, 20 qershor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare u shpreh sot se Kryeministri Sali Berisha nuk kërkon zgjidhjen e situatës politike. Në një deklaratë për mediat, Bare theksoi se opozita i ka bërë të gjitha lëshimet e mundshme dha ka dhënë sinjale për kapërcimin e situatës.

Nga ana tjetër, sipas tij, qëndron Kryeministri Berisha që për hir të pushtetit nuk pranon asnjë kompromis për hapjen e kutive. “Sali Berisha nuk bënë hapat e duhur për të provuar sa i ndershëm është. Ai ndodhet në pozitat e një vjedhësi që refuzon të tregojë pafajësinë e tij”, u shpreh Bare.

Deputeti i PS theksoi se ndërkombëtarët, të majtë dhe të djathtë kanë dhënë mundësi për zgjidhjen e krizës dhe nuk arrijnë të kuptojnë qëndrimin e Kryeministrit.

Bare u shpreh se sjallja e lideshipit të PD është e papranueshme. "Kjo është e papranueshme për një vend me standarde demokracie. Kjo është e papranueshme edhe për të majtët edhe për të djathtët e BE. Është kjo arsyeja që si Doul ashtu dhe Shulz i kërkuan Berishës hapa kompromisi , i cili e theksojmë u pranuan nga PS dhe Rama. Është vetëm Berisha që nuk i pranon, ai që nuk pranonte kompromis as në 97, që dogji kryeministrinë në 98, që është përgjegjës për Gërdecin, për abuzimet e mëdha financiare në këto 5 vjet", tha Bare.

m.xh/NOA

KOMENTE