English

Bari, ngel në shkollë, vendos të vetëvritet në shinat e trenit

Itali, 20 qershor NOA – T’i heqësh të drejtën e jetës vetes, me vetëvrasje është akti më i rëndë që një njeri mund të kryejë ndaj vetes dhe ta realizosh vetëm pse ke mbetur në klasë kjo bëhet edhe më e papranueshme, madje e frikshme për grupmoshat e reja.

Në moshën 17 vjeçare, një djalë, është hedhur në shinat e trenit ndërkohë që ky i fundit ishte në lëvizje dhe kjo vetëm se ishte zhgënjyer pasi kishte mbetur në klasë.

Gjithçka ndodhi në Bari të Italisë, kur djaloshi, pasi kishte kaluar të gjithë ditën së bashku me dy nga miqtë e tij më të mirë me të cilët kishte parë dhe rezultatet e shkollës, u vetëflijua në mënyrë tragjike.

Ideja e vetëvrasjes me sa duket i erdhi vetëm pasi u nda nga shokët e tij.

Djali ishte në vitin e katërt në një institucion kombëtar dhe shpresonte në rezultate të mira dhe pse ishte mjaft i vetëdijshëm se rendimenti i tij në shkollë nuk ishte i shkëlqyer. Policia mori në pyetje drejtuesin e trenit, i cili pohoi se kishte parë një hije dhe nuk arriti në kohë për të zbatuar ndonjë manovrim emergjence.

Hetuesit kanë sekuestruar kutinë e zezë të trenit dhe tani ajo është në dispozicion të gjykatës.

17 vjeçari, nuk ka lënë asnjë shënim më parë dhe hetuesit në kërkimet e tyre të hollësishme nuk mundën të gjenin asnjë shënim ku djali të kishte lënë ndonjë shpjegim rreth këtij veprimi vetëvrasës. r.b/NOA
KOMENTE