SHBA, 20 qershor, NOA - Presidenti i SHBA-së Barak Obama dhe Komisioni Europian kanë përshëndetur vendimin e Kinës për kursin e ndryshimit të valutës së saj Yuan në të ardhmen.
Projekti është një hap konstruktiv që mund të ndihmojë në sigurimin e rimëkëmbjes së ekonomisë globale dhe të kontribuojë për një ekonomi të ekuilibruar në botë, thuhet në një deklaratë të Obamës.
Komisioni i BE-së pret nga ky hap një përforcim të mëtejshëm të sistemit financiar dhe monetar ndërkombëtar.
BE dhe SHBA kishin kritikuar prej vitesh Kinën për të lejuar rritjen e vlerës së juanit me qëllim të uljes së disekuilibrave globalë ekonomikë.
Ekspertët u shprehën kundër kësaj. Kina tani nuk ka pasur interes për një përmirësim nga që politika e industrisë i përshtatet eksportit, thonë ata.
NOA/DV