English

Britani e Madhe, mjeku: Kam vrarë dy pacientë pa kërkesën e tyre

Britani e Madhe, 20 qershor, NOA - Një mjek në Britaninë e Madhe pranoi se ka ndihmuar vdekjen e dy pacientëve, pa kërkesën dhe miratimin e tyre.

Lajmin e bëri publik nga e përditshmja britanike “Daily Telegraph”.

Mjeku 75 vjeçar Howard Martin, pranoi për gazetën se ai veproi për “dhembshuri të krishterë”, duke ndihmuar për t’i dhënë fund vuajtjes së këtyre dy pacientëve, që sipas tij ishin të sëmurë rëndë.

Po i njëjti mjek ka pranuar se në raste të tjera gjithmonë e ka kryer një veprim të tillë në qoftë se i kërkohej.

Ndër këta, ishte dhe i biri i Martinit, Paul, 31 vjeç, i cili vuante nga kanceri.

Ai vdiq pas një injeksioni vdekjeprurës në vitin 1998.

Në Britani një akt i tillë është i dënueshëm deri me 14 vjet heqje lirie.

r.b/NOA

KOMENTE