USA, 21 Qershor, NOA- Amy Singley dhe Steven Smith janë martuar këto ditë në Pensilvani. Por e çuditshmja është se Amy dhe Steven janë njohur një jetë të tërë për të jetuar së bashku.
Në fakt të dy janë lindur në të njëjtën ditë (17 prill 1986), në të njëjtin spital (Saint Luke’s Hospital di Fountain Hill) dhe nënat e tyre kanë qenë ne të njëjtën dhomë.
Të dyja familjet kanë vazhduar të takohen herë pas here, por vetëm në shkollë të mesme Steven i ka thënë Amy, se ka kuptuar që ajo ishte personi i duhur për të.
"Ne ishim të destinuar të jemi së bashku", ka thënë Smith duke kurorezuar keshtu lidhjen ne martese te destinuar ndoshta qe ne djep.
a.k./NOA