Stokolm, 20 qershor, NOA - Princesha 32 vjeçare, trashëgimtare e fronit mbretëror suedez, Viktoria u martua dje me princin e saj, ish trajnerin e fitnesit Daniel Westling, në Stokholm. Ceremonia u zhvillua në katedralen e qytetit "Storkyrkan", e mbushur me 1.100 vetë, të ftuar nga të gjitha oborret mbretërore evropiane.
Daniel Westling bir i një familjeje nëpunësish, merr titullin Princ i Suedisë. Mijëra vetë vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit suedez, Stokholm për të parë princeshën Viktoria dhe princin e ri. Një dasmën e vërtetë mbretërish e cilëson mediat vendase dhe të huaja.
Ceremonia e darkës u zhvillua në Kështjellën Royal. Të ftuar në dasmën mbretërore kanë qenë Mbretëresha Margreth II e Danimarkës, Mbreti Harald V i Norvegjisë, Princi Naruhito i Japonisë, Alberti II, Mbreti i Belgjikës, Mbretëresha Beatrix e Hollandës dhe Eduard, Princi i Anglisë.
Por kjo dasmë për familjen mbretërore merrte një vlerë edhe më të madhe. Pikërisht në këtë ditë para 34 vjetësh në të njëjtin vend janë martuar edhe Mbreti Carl Gustav dhe Mbretëresha e lindur në Heidelberg të Gjermanisë, Silvia. Televizionet nga e gjithë bota e transmetuan drejt për së drejti këtë eveniment.
Dasma e familjes mbretërore vlen të quhet kështu dhe për faktin se shpenzimet e saj arritën shifrën 2.6 milionë dollarë. Një shifër e kripur kjo në një kohë krizë botërore ekonomike. Megjithatë, familjes mbretërore i lejohet teprimi në këtë drejtim.
Mbreti ka deklaruar se do të paguajë gjysmën e shpenzimeve, por një pjesë e suedezeve e kanë kundërshtuar këtë shifër të madhe.
Disa media të njohura për qëndrimin konservator ndaj familjes mbretërore kanë shkruar se suedezët nuk mund të paguajnë më luksin e familjes mbretërore me taksat e tyre për evenimente të tilla.
Gjatë këtij vitit janë shtuar zërat kundër monarkisë në Suedi. Nga 10 për qind që kanë qenë më parë shifra ka arritur në 26 për qind. Familja mbretërore merr nga taksat e qytetarëve rreth 10 milionë dollarë në vit.
Gjysma e shpenzimeve shkojnë për ceremonitë dhe për mirëmbajtjen e kështjellave të familjes mbretërore.
m.xh/NOA