English

Dhjetë këshilla se çfarë duhet të bëni kur jeni pranë një mashkulli të zhveshur

Që ta mbani të ndezur pasionin e një mashkulli të zhveshur duhet të ndiqni dhjetë këshilla, të cilat duken të kenë rezultuar të frytshme për ato femra që kanë ditur t'i ndjekin.

1. Flitini në një mënyrë vulgare. Nuk duhet ta ekzagjeroni, por, në qoftë se jeni të edukuara, atëherë, duhet të ndryshoni.

2. Dhurojini puthje të gjata. Puthjet e gjata tregojnë që ju merrni iniciativë dhe e vlerësoni atë duke i treguar se sa dëshirë keni për ta puthur.

3. Luani pa duar. Mund të eksploroni çdo pjesë të trupit, por këshillohet mospërdorimi i duarve.

4. Shkruajini një letër. Atë çka mendoni mund t’ia shkruani në një letër duke përdorur duart ose buzët. Diçka e tillë do të shfaqë anën tuaj poetike.

5. Merrni në dorë situatën. Kur pasioni merr rrugën e tij dhe bëhet i pandalshëm, atëherë ndalojeni atë, duke bërë gjithçka më ngadalë.

6. Bëni diçka që ta habisë. Mësoni praktika të reja seksuale, të cilat nuk i keni provuar më parë.

7. Bëni banjën më “hot” që keni bërë ndonjëherë. Diçka e tillë lidhet dhe me këshillën e mësipërme. Pasi keni mbaruar kukojini të bëjë të njëjtën gjë.

8. Bëjini të ditur se është një hamshor i vërtetë. Një kompliment i tillë do ta kënaqë së tepërmi.

9. Ngroheni dhe ftoheni. Ulja e temperaturës së trupit do të ngrohë eksitimin.

10. Josheni duke i folur në mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë dhe më pas përmbajuni “lojës” së nisur erotike.

r.b/NOA

KOMENTE