Vatikan, 20 qershor, NOA – Në ditën botërore të refugjatëve, 20 qershor, Papa Benedikti i 16-të kërkoi nga të gjitha vendet pritëse të refugjatëve të respektojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore për jetën të të larguarve nga trojet e tyre.
Papa Benedikti i 16-të në këtë kontekst kërkoi edhe nga refugjatët e mbarë botës të respektojnë identitetin e komunitetit qytetar që ata i mirëpret.
Gjatë Angelus, Papa denoncoi nga Vatikan, realitetin e dhunshëm në botë që ka sjellë një numër të madh viktimash mes besimit të krishterë.
Dita Botërore Refugjatëve, kremtohet nga Kombet e Bashkuara në kujtim të miratimit në 1951-in të Konventës për Statusin e Refugjatëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Kjo ditë u festua për të parën herë më 20 qershor 2001, në përvjetorin e pesëdhjetë të Konventës.
mit/NOA