Itali, 20 Qershor NOA - Tashmë në Castellammare të Stabias në Itali, një duhanshitës së bashku me familjen e tij është në kërkim.
Sipas policisë, ata janë zhdukur me një sasi parash prej 400 mijë eurosh, të cilat i kishin marrë nga sasitë e parave të luajtura në lojërat e fatit dhe lloto.
Alarmi u dha dy ditë më parë, pasi dyqani i tij kishte ulur qepenat.
Ai ishte kontaktuar prej disa ditësh, nga pronari i dyqanit, i cili kishte kërkuar sqarime pas mospagesës së shumës së pashlyer.
Me të janë zhdukur dhe bashkëshortja e tij së bashku me dy fëmijët e vegjël.
r.b/NOA