English

Indi, hiqen ndëshkimet trupore në kolegj

Indi, 20 Qershor NOA - Nuk do të ketë më rrahje me shkopinj, për studentët e “Martiniere” në Calcutta, i cili është një ndër kolegjet më prestigjioz privat në Indi.

Pas një skandali që ndodhi me vetëvrasjen e një studenti, bordi i institutit vendosi të hiqej menjëherë ndëshkimi trupor tek studentët.

“Asnjë fëmijë nuk do të jetë më subjekt i torturës fizike apo psikologjike, çdo mësues që nuk do të zbatojë këtë rregull do të ketë si rrjedhojë ndëshkime të rënda disiplinore”, - kjo ishte ajo çka shkruhej në një qarkore të publikuar nga vetë kolegji.

r.b/NOA
KOMENTE