Irak - Arrin Në 26 Viktima Bilanci I Atentatit Të Dyfishtë Në Bagdad
BAGDAD, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Arrin në 26 të vdekur dhe mbi 53 të plagosur bilanci i viktimave nga atentati i dyfishtë me dy autobomba, në distancë kohore prej pak minutash nga njëra-tjera, i ndodhur sot në Bagdad, ku viktimat ishin pjesa më e madhe gra dhe punonjës të policisë rrugore, njoftoi pak më parë ministria e Brendshme irakiane.
Atentati i dyfishtë ndodhi rreth orës 11:30 me orën lokale në Yarmouk, lagje në perëndim të kryeqytetit, theksoi burimi zyrtar.
Dy autobombat ishin vendosur në vendparkime afër zyrave të administratës, ku shumë persona ndodheshin në radhë për të aplikuar dhe për të marrë kartat e identiteti apo pasaportat.
Zyrat e policisë rrugore dhe një degë e bankës ''Iraqi Commercial Bank'' ndodheshin në po ato zonë, tepër të populluar sot në ditën e parë të javës në Irak.
"Zyrat e degës së bankës u dëmtuan shumë dhe ndodhen në gjendje të shkatërruar", theksoi zyrtari i sigurisë
Në një bilanc të mëparshëm të atentatit në Bagdad flitej për 18 të vdekur dhe mbi 42 të plagosur, ku një burim mjekësor i spitalit të Yarmouk konfirmoi më vonë mbërritjen e trupave të 15 viktimave në morgun e spitalit./
/i.p/