English

Irak - Atentati I Dyfishtë Në Bagdad U Krye Nga Kamikazë

BAGDAD, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Atentati i dyfishtë me autobombë që shkaktoi 26 të vdekur dhe 53 të plagosur, sot në mëngjes në perëndim të Bagdadit, ishte vepër e kamikazëve, njoftoi në një komunikatë Qassem Atta, zëdhënës i komandës së operacioneve në Bagdad. "Dy sulmet e kryera sot në Mansur u kryen nga kamikazë të cilët drejtonin disa makina bombë", bëri të ditur zëdhënësi në një komunikatë. "Ata kishin në objektiv Bankën Tregtare irakiane dhe hodhën në erë automjetet e tyre në të njëjtën kohë", thuhet në dokument ku tregohet gjithashtu se secila makinë ishte e ngarkuar me 80 kilogramë eksploziv. /I.Pu.
KOMENTE