Irak - Të Paktën 18 Viktima Nga Një Atentat I Dyfishtë Me Autobomba
BAGDAD, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Dy autobomba shpërthyen sot me një interval kohor prej pak minutash nga njëra tjera në Bagdad, ku mbetën të vdekur të paktën 18 persona dhe u plagosën mbi 42 të tjerë, ndër të cilët shumë ishin femra dhe punonjës së policisë rrugore, njoftoi sot një burim zyrtar i shërbimeve të sigurisë në vend.
Atentati i dyfishtë ndodhi rreth orës 11:30 me orën lokale në Yarmouk, lagje në perëndim të kryeqytetit, theksoi burimi zyrtar.
Dy autobombat ishin vendosur në vendparkime afër zyrave të administratës, ku shumë persona ndodheshin në radhë për të aplikuar dhe për të marrë kartat e identiteti apo pasaportat.
Zyrat e policisë rrugore dhe një degë e bankës ''Iraqi Commercial Bank'' ndodheshin në po ato zonë, tepër të populluar sot në ditën e parë të javës në Irak.
"Zyrat e degës së bankës u dëmtuan shumë dhe ndodhen në gjendje të shkatërruar", theksoi zyrtari i sigurisë./
/i.p/