Johanesburg, 20 qershor, NOA – Sulmuesi australian që doli nga ndeshja e djeshme me Ganën me karton të kuq ka akuzuar sot arbitrin italian.
“'Roseti më vrau Botërorin:”, kjo është deklarata që ka bërë Harry Keuell, lojtari që u nxor me të kuqe pas bërjes së golit të parë nga Australia. Sulmuesi australian e kapi topi me dorë përpara portës gjatë ndeshjes me Ganën.
Në lidhje me këtë gjë lojtari ka thënë se ai nuk mund të hiqte dorën dhe se kapja e topit ka qenë e pavullnetshme. “Nuk doja ta godisja topin me dorë, u përpoqa të përdorja supin, por arbitri e ka parë në një mënyrë tjetër dhe ka mundësi që të jetë i vetmi që e ka parë kështu”, tha ai.
m.xh/NOA